18:06 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zurichu i Kolollit dhe Kryeziut e fillon me humbje kampionatin

Zurichu është mposhtur në shtëpi nga Lugano me rezultat 0-4 në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës zvicerane.

Golat për mysafirët i shënuan Maric (30), Aratore (39), Rodriguez (45) dhe Vecsei (79), shkruan Indeksonline.

Për 90 minuta në lojë ishte edhe Benjamin Kololli por që nuk arriti të lë shenjë.

Hekuran Kryeziu ishte në stol derisa Leotrim Kryeziu nuk u ftua për këtë ndeshje. /IndeksOnline/