18:27 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zv/kryeministri Abazi: E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që erdhi dita

Zv/kryeministri i vendit, Haki Abazi ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi e ka të vështirë të besoj që ‘Erdhi dita’.

Abazi tha por pavarësisht kësaj Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë dhe e mbështesin qeverinë Kurti.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk a kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetarët dhe vullneti demokratik, transmeton Indeksonline.

Zv/kryeministri Abazi shtoi gjithashtu se nuk duhet penguar dhe vështirësuar puna dhe veprimet e qeverisë.

Postimi i plotë:

 E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti.

Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt.

Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë.