75 Mall Live Search
12:28 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Zv/kryeministri Abazi tregon detaje për “mbledhjen e Prevallës”

Zëvendës kryeministri, Haki Abazi ka folur para mediave në lidhje me takimin e Kabinetit Qeveritar që është duke u mbajtur në Prevallë.

Sipas Abazit, ky takim është duke u bërë që marrëveshja e kolalicionit të kthehet në plan qeverisës, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, ai ka treguar se gjatë pjesës së parë të kësaj mbledhje i kanë dëgjuar ministrat në lidhje me gjendjen të cilën i kanë gjetur ministritë dhe po ashtu sipas tij në pjesën tjetër të takimin ministrat do t’i paraqesin prioritet e tyre afat shkurte dhe ato afatgjate.

“Dita do të vazhdojë me karakter punues dhe do t’i dëgjojmë ministrat për prioritetet e tyre afatshkurte dhe afatgjate” u deklarua Abazi.

Abazi theksoi se që kanë ende shumë sfida me të cilat janë duke u ballafaquar ndërsa në pyetjen se a janë duke biseduar në lidhje me tërheqjen e taksës Abazi u përgjigj duke thënë që kjo mbledhje nuk ka ndonjë karakterë tjetër përveq detajeve të cilat i përmendi mëherët.

Ndryshe, zëvendëskryeministri tjetër, Avdullah Hoti ka thënë se do të qëndrojnë në Sharr, ku do të flasin për programin qeverisës, hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik të vendit dhe shumë gjërave tjera.

“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti. /IndeksOnline/.