Zv/kryeministri Haki Abazi numëron punët e Qeverisë Kurti, që sipas tij u bënë halë në sy
Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me LDK-në ra nga një mocion I ngritur pikërisht nga këta të fundit.
Madje LDK mori vendim për ngritje të mocionit pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti pati informuar publikisht për largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm dhe Administatës Publike, Agim Veliu.
Por pavarësisht gjithë kësaj, zv/kryeministri në detyrë, Haki Abazi ka numëruar sot disa nga arritjet e Qeverisë Kurti, raporton Indeksonline.
Madje ai i quajti këto punë që u bënë halë në sy, duke numëruar këtu përgjysmimin e pagave për vete, shkarkimin e koordinatorëve nacionalë të panevojshëm, shkarkimin e Bordeve të shumta.
Postimi i plotë:
Punë që u bë halë në sy
– I përgjysmuam pagat për vete.
– I shkarkuam 7 Koordinatorët Nacional të panevojshëm.
– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.
– Mbështetëm financiarisht evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore të stuhisë
së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut.
– U shkarkuan Bordet e Drejtorëve të “Telekomi i Kosovës” Sh.A, “Hekurudhat e
Kosovës – Infrakos, “Trepça” Sh.A dhe ShSKUK-së. I kemi emëruar bordet e reja
në Telekom, Trepçë dhe ShSKUK.
– U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi
ata përfundojnë mandatin.
– I dhuruam 200 mijë euro mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë për
sanimin e dëmeve nga tërmeti
– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për akcizën e duhanit
– Fillimisht i ndamë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për
parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë i shtuam
10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë Coronavirus.
– U themelua Grupi i ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet e reformës
së Vettingut.
– Riatdhesimin e 14 konsujve të kotë nëpër botë, shkarkimin e ambasadorëve dhe
diplomatëve të tjerë.
– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa
miratim buxhetor.
– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.
– Ministria e Integrimit Evropian kursen 330.000 euro çdo vit nga qiraja
– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të na mbështetur me 2.785.000
dollarë.
– Me 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020
– 2023.
– E anuluam vendimin e Qeverisë ku “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë
euro.
– I vendosëm sanksione kompanisë “Sabalan Company – Iran”.
– U aprovua Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës i cili u votua me
14 mars këtu në Kuvend.
– Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim
Rugova”, do të bëhet.
– U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga
Linjiti”.
– U miratua vendimi që i kërkon AKP të pezullojë veprimet në lidhje me pronat e
paluajtshme shpallur më 5 mars 2020.
Me datën 11 mars, dy ditë para rastit të parë me Coronavirus, kemi marrë një
seri vendimesh që lidhen me virusin Korona, të njohur si COVID-19:
– Ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike
dhe private.
– U ndaluan hyrje-daljet në disa komuna.
– U mbyllën kufijtë e aeroporti (kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë për
joshtetasit e Kosovës).
– U themelua Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit
Korona.
– Janë shpërndarë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha
komunat.
– Është shpallur emergjenca për shëndetin publik.
– Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kemi caktuar si hapësirë karantine.
– Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe
Bosnjë-Hercegovina.
– E kemi ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Tani është në ndaluar
për intervalin kohor 17:00 – 06:00.
– Kemi ndaluar edhe tubimet publike e private në hapësirat e hapura e të
mbyllura.
– Kemi bërë dhurimin e dy pensioneve të asistencës sociale prej datës 24 mars.
– Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për
përfituesit e skemave sociale dhe pensionale:
• Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e
shtatëdhjetë (170 €) euro
• Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
• Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e
parapara me këtë vendim të trija këto për dy muajt në vazhdim.
– Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që
kanë vështirësi financiare me kthim deri më 31.12.2020,
– Sigurim i mbështetjes shtesë financiare për Komunat në vlerë deri në dhjetë
milionë (10,000,000.00 €) euro;
– Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për muajin
Prill dhe Maj, për mjekët dhe infermierët, policët e Policisë së Kosovës,
gardianët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, punëtorët që
punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, inspektorët e
Inspektoratit të Punës, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës,
doganierët e Doganës së Kosovës, inspektorët e Inspektoratit të Tregut,
inspektorët e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektoratit të
Mjekësisë së Punës
– Pagesë shtesë në vlerë prej 100 € për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave
dhe farmacive për Prill dhe Maj
– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 € për ata që humbin vendin e
punës për muajin Prill, Maj dhe Qershor,
– Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së
komuniteteve jo shumicë,
– Sigurimi i likuiditetit financiar për:
• Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit në shumën dhjetë mijë (10,000 €)
euro për periudhën 24 muajsh,
• Shoqëritë Tregtare/Kompanitë që ofrojnë shërbime bazike me kthim deri më
31.12.2020,
– Grante dhe subvencione shtesë për Ministrinë e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe për atë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
Sportit në vlerë prej pesë milionë euro për secilën;
– Mbështetje për eksportuesit pas përfundimit të situatës COVID-19, në vlerë
prej dhjetë milionë euro,
– Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me
kontratë pune së paku një (1) vjeçare nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për
dy muajt pasues pas regjistrimit,
– Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për
qytetarët me kushte të rënda sociale, për muajin Prill, Maj dhe Qershor,
– Reciprociteti me Serbinë.
Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro.