75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Zv/kryeministri pyet se kush e di gjuhën ruse, i përgjigjet Dukagjin Gorani

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është duke raportuar para Komisonit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Derisa anëtarët e Komisonit parashtruan nevojën e krijimit të grupeve të miqësisë me ato vende që nuk e kanë njohur Kosovën, Hoxhaj pohoi se ka shumë organizata dhe shtete me të cilat nuk i kemi ato marrënie miqësore.

Ai përmendi se nuk ka persona adekuat që njohin gjuhën ruse.

Aty nderhyri deputeti i LVV-së, Dukagjin Gorani. “Po more, ministri i jashtëm (Behgjet Pacolli v.j.) e din”, tha ai, raporton Indeksonline.