Zv/kryeministrja Balaj i del në përkrahje Shoqatës së Autobusëve: Të arrihet një marrëveshje e re

Zëvendëskryeminstrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, i ka dalë në përkrahje Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ajo tha se ndihma e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor nuk i ka mbuluar shpenzimet as njëjavore të tyre.
Balaj-Halimaj shtoi se kërkesa e tyre mund të negociohet dhe kryeministri, ministri i Financave dhe ministri i Transportit duhet të arrijnë marrëveshje të re me këtë shoqatë.
“Duke e njohur nga afër sektorin e transportit rrugor dhe duke i njohur mirë vështirësitë e tyre u dal në mbështetje të plotë kërkesave të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Ndihma e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor nuk i ka mbuluar shpenzimet as njëjavore të tyre derisa ata punonin-punojnë me gjysmë kapaciteti e të mos flasim për pjesën kur atyre u është ndërprerë puna me vendim të Qeverisë së RKS-së.
Kërkesa e tyre mund të negociohet, prandaj kryeministri, ministri i Financave dhe Ministri i Transportit duhet të arrijnë marrëveshje të re me SHTK-në”, tha ajo./IndeksOnline/