17:42 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Zv.kryeministrja Redzepi paraqet në Qeveri nismën për njohjen e kualifikimeve akademike nga 6 shtetet e Ballkanit Përëndimor

Sot, në mbledhjen e qeverisë, u inicua nisma për “njohjen e kualifikimeve akademike” nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia.

Këtë nismë të rëndësishme e ka paraqitur në mbledhjen e ekzekutivit zëvëndëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi.

Ajo ka thënë se me këtë nismë do të pengohet diskriminini i qytetarëve tanë.

Ky lajm është tejet i mirë edhe për komunitetin boshnjak në Kosovë, ngase siç ka thënë zv.kryeministrja Redzepi, në mungesë të njohjes së kualifikimeve nuk ka qenë e mundur të hapen drejtimet e reja për boshnjaket në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe “Haxhi Zeka” në Pejë./Indeksonline/