75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zv-kryeministrja zotohet se do t’iu ndal në ndihmë të mbijetuarve të dhunës seksuale

Zv-kryeministrja thotë se institucionet do t’i ndihmojnë në cdo formë të mbijetuarat e dhunës seksuale

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.
Balaj-Halimaj ka thënë se ka qenë emocion i vecantë takimi me përfaqësueset e kësaj shoqatë.

Ajo ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosoovës për këtë qënder dhe gratë dhe vajzat të mbijetuara të luftës.

“Jam këtu për të dëshmuar që qeveria e Kosovës është e vendosur të vazhdoj angazhimin e saj për të ndricuar në tërësi dhunimet seksuale si formën më cnjerëzore që ka ndodhur dhe që ka pas për qëllim shkatërrimin e integritetit fizik dhe psiqik të gruas shqiptare. Është shqetësuese kur dihet se ende ata që kreyen këto krime janë në liri.”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Më tutje, ajo ka thënë që secili person që është i prekur nga kjo dhunë nuk duhet të të ndjehet i turpëruar në asnjë mënyre për shkak se nga kjo dhunë, janë të goditur të gjithë.

Ajo është zotuar se si institucione do t’u dilet në ndihmë në të gjitha format gjithë kësaj kategorie.

E nga ana e saj, drejtoresha e kësaj Qendre, Kadire Tahiraj ka falëndëruar zv-kryeministren për vizitën. Poashtu ajo ka kërkuar ndihmë institucionale në mënyre që gijthë ato gra të mos lihen në mëshiren e kohës.

“Sot kemi pas vizite të veçante dhe zonja Balaj Halimaj pati takim me këto gra që ndikuan dhe emocionet kaluan te ajo. Njohja e statusit të viktimave fatbardhësitë u zotua se do të shqyrtohet”, ka shtuar ajo.