75 Mall Live Search
08:55 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zv.ministri dorëzon veturën zyrtare, këshillon edhe të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë

Zëvendësministri në detyrë, i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu ka bërë një veprim të duhur pas kandidimit si deputet.

Ai ka bërë dorëzimin e veturës zyrtare në MIT.

“Tani jam kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, dhe fushatën elektorale si zakonisht e bëjë me veturën time private. Është në traditën time familjare, dhe në karakterin tim, që mos të keqpërdor të mirën publike. Inkurajojë të gjithë zyrtarët qeveritarë, ta bëjnë një gjë të tillë. Rexha 43”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/