13:15 / E Shtunë, 12 Janar 2019

Zv-ministri i kundërpërgjigjet Isa Mustafës për Kabinetin e Haradinajt

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa pasi ky i fundit bëri një krahasim mes kabinetit të tij dhe të atij aktual, që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, tha Ramadani.

“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta:

– Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri

– Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet,

– Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,

– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve

– Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve

– Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman

– Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane.

Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.

Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë”, shkruan Ramadani.

Mos i humb