Zv/ministri i LDK-së: Duhet me qenë shumë naiv me leju dikë m’i vë në pikëpyetjet raportet me ShBA-të

Kuvendi i Republikës së Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve.
Derisa kryeministri Kurti tha para të zgjedhurve të popullit ndër të tjera tha se mbajtja e tarifës 100 për qind pa reciprocitet është pozicion ekstrem. Ndërsa shtoi se “Unë nuk jam antiamerikan, jam kundër antiamerikanëve”.
Ndërsa, Florian Dushi zëvendësministër i Drejtësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një postim të bërë në llogarinë Facebook, i ka reaguar kryeministrit Kurti.
Dushi ka thënë “duhet me qenë shumë naiv për me leju dikënd të sjellë në pikëpyetje raportet me ShBA-të dhe BE-në.
“Duhet me qenë shumë naiv për me mendu e me besu se Kosova dhe shqiptarët, do të lejojnë këdo, që në këtë vend të bëjnë ndonjë “eksperiment” ideologjik e që në çfarëdo mënyre do t’i sillnin në pikëpyetje marrëdhëniet tona me SHBA-të dhe BE-në”, shkruan Dushi./Indeksonline