Zv/ministri i LDK-së: VV-ja kope primitive, rivalët i don të vdekur edhe me far e fis

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh zv/ministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka kritikuar ashpër partinë e Albin Kurtit, Vetëvendosjen, pas deklaratës së Fitore Pacollit ndaj nënës së Ramush Haradinjat.
Dushi, në një koment në profilin e shkrimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, theksoi se LVV-ja i don të vdekur rivlatë e tij.
“Kope primitive kjo, që rivalët politik i duan veç të vdekur, madje me far e me fis”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline


Ndryshe, pas reagimeve të shumta që mori lidhur me deklaratën e saj për nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka thënë se nuk e ka fyer askënd vetëm e ka thënë të vërtetën.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se ka treguar se si është udhëhequr vendi tash e 20 vite e nuk është investuar asgjë për përmirësimin e kushteve në spitalet e Kosovës.

“Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre. Kam thënë sesi ata që kanë udhëhequr këtë vend për 20 vjet ua kanë mohuar të drejtën e shkollimit cilësor fëmijëve të dëshmorëve e veteranëve të vërtetë që sakrifikuan për këtë vend. Ata që kanë udhëhequr me vendin për 20 vjet na kanë fyer të gjithëve”, ka thënë ajo. /Indeksonline/