Zv.ministri i Shëndetësisë në Maq. Veriore apel për kosovarët: Kaloni kufirin veç për nevoja të domosdoshme..

Nga sot qytetarët e Kosovës, do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa teste PCR, kjo pas vendimit të qeverisë maqedonase.
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se lëvizja e lirë pa PCR është moment i rëndësishëm për të dyja palët.
Derisa ai ka pasqyruar edhe pamje përmes një fotografie, ku shihen vetura nga Kosova duke hyrë në një pikë kufitare në Maqedoninë Veriore, transmeton Indeksonline.
Hasani ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.
Ky është postimi i plotë:
Të nderuar bashkëvendas,
Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës së Kosovës.
Pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shendetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.
Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme.
Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë.
Gjithçka varet nga ne.
