16:55 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zv/ministri Krasniqi: Ministria e Bujqësisë investon 5 milionë euro në ferma blegtorale

Ministria e Bujqësisë, po vazhdon mbështetjen e fermave blegtorale e bashkë me këtë edhe ndërtimin e qendrave grumbulluese në rajone të ndryshme të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se kjo ministri me një buxhet prej 5 milionë euro ka përkrahur financiarisht në formën e granteve investive 152 projekte bujqësore në sektorin e qumështit, në mesin e tyre edhe dy projekte për ndërtimin e qendrave grumbulluese.

Postimi i plotë i zëvendësministri Krasniqi në “Facebook”:

#152ProjekteMBPZHR
për ferma/stalla/pika grumbulluese.

Mbështetje përmes granteve investive edhe për:

#54ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e majmërisë së viçave.

#71ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin për lopë qumështore.

#25ferma/stalla, infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor në sektorin e qumështit nga delet dhe dhitë.

#2pika grumbulluese për qumësht.

Të dhënat tregojnë se bashkëinvestimet e MPBZHR-së në përkrahje të këtyre sektorëve kapin shumën në afër 5 milion euro, projekte këto që janë realizuar dhe janë në realizim e sipër!

Të bashkangjitura janë të gjitha të dhënat e këtyre projekteve fituese⬇️

http://ëëë.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151253_1013_Sektori_tra…

http://ëëë.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151448_1014b_Sektori_Pr…

http://ëëë.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151404_1014a_Sektori_i_…

http://ëëë.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151535_1014c_Investimet…