Zv/ministri: Protesta e nesërme do të ketë një fitues, Isa Mustafën
Zëvendësministri i i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besim Demi ka komentuar takimin e Isa Mustafës së LDK-së me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, duke e ndërlidhur me protestën e paralajmëruar për nesër.
Në një postim në Facebook, Demi ka shkruar se protesta e nesërme do të ketë vetëm një fitues, e që sipas tij, është Isa Mustafa, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Demit pa ndërhyrje:
Isa Mustafa me protesten e neserme eshte duke luajtur ëin -ëin. E thirri Albinin ne shtepine e tij per nje foto e cila ne varesi te numrit te protestuesve mund te analizohet. I udhezoj disa deputete dhe dege edhe ne Prishtine te LDK-se qe te mbeshtesin protesten.
Nese del numer i vogel do te flasin pjesa e LDK-se qe nuk e mbeshteten dhe do te konkludojne se ne jemi ata qe perfaqesojme opoziten, VV-ja nuk ka mbeshtetje ne popull.
Nese del numer i pranueshem do te flasin ata qe mbeshteten dhe do te thone se mbeshtetja e LDK-se ishte ajo qe e rriti masovitetin.
Protesta e cila ne secilen menyre do te kete vetem nje fitues Isa Mbijetuesin. /Indeksonline/