75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / OSH

Zv/ministri Sallahu: Pas votimit të Gjykatës Komerciale do të themelojmë Gjykatën Administrative dhe atë të Punës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se pas miratimit të projektligjit për Gjykatën Komerciale do ta themelojnë edhe Gjykatën Administrative dhe atë të Punës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se themelimi i Gjykatës Komerciale është ndihmesë e madhe për bizneset vendore.

Kurse, Sallahu për themelimin e dy gjykatave të tjera tha se do të jenë në funksion të garantimit të shtetit të së drejtës.