75 Mall Live Search
12:16 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zv.ministri Shkodra: S’duhet të ketë vakuum institucional, në luftë kundër krimit të organizuar

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues kundër krimit të organizuar.

Takimin e hapi koordinatori nacional kundër krimit të organizuar, njëherësh zv.ministër në detyrë i PM-së, Selami Shkodra.

Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.

Shkodra tha se nuk do të duhej të ketë vakuum institucional dhe inkurajoi institucionet e vendit që të  vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.

Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar në muajin shkurt të vitit 2020.