Zv/ministri Shkodra prezanton strategjinë kundër krimit të organizuar 2018-2022 për aprovim
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abdulselami Shkodra në mbledhjen e sotme të qeverisë ka prezantuar strategjinë shtetërore kundër krimit të organizuar 2018-2022, strategji kjo e hartuar nga MPB.
Në fjalimin e tij, Shkodra ka thënë se kjo strategji është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, si dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit të narkotikeve, transmeton Indeksonline.
Më poshtë fjalimi i Shkodrës në mbledhjen e Qeverisë:
Me lejoni që të prezantoj para jush Strategjinë Shtetërore dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022. Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse kryesore e strategjive të mëparshëm, nën udhëheqjen e saj ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022.
Kjo Strategji është hartuar në pajtim të plotë me Nenin 49 të Rregullores së Punës së Qeverisë dhe Udhëzimin Administrativ nr.07/2018, për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre.
Si pjesë përbërëse e Programit Kombëtarë për Zbatimin e MSA-së, si dhe Planit Vjetor të Dokumenteve Strategjike për vitin 2017-2018, Strategjia e re kundër Krimit të Organizuar si dhe masat tjera legjislative dhe politike në kuadër të kësaj fushe, janë të ndërlidhura me Prioritetin e dytë Strategjik të Qeverisë për vitin 2018 ”Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit”.
Po ashtu, ndërlidhet me procesin e integrimit Evropian dhe si e tillë është pjesë e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2017-202, dhe të konkluzioneve të takimit të parë të nën-komitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri.
Strategjia Shtetërore Kundër Krimit të Organizuar e Republikës së Kosovës, për periudhën 2018-2022 është vazhdimësi e strategjisë paraprake dhe mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, si dhe instrumentet ligjore ndërkombëtare dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit të narkotikeve.
Përderisa strategjia paraprake ka pasur si qëllim kryesor themelimin-ndërtimin e mekanizmit institucional, kjo strategji ka për qëllim të ngritë efikasitetin dhe efektivitetin e institucioneve dhe shoqërisë kosovare në këtë fushë. Kjo strategji është e strukturuar në mënyrë të tillë që të identifikojë qartë objektivat dhe aktivitetet që duhet të përmbushën, në mënyrë që i gjithë mekanizimi institucional të vihet në funksion të parandalimit dhe luftimit me sukses të Krimit të Organizuar në Kosovë, si dhe duke qenë partner serioz me vendet tjera në përpjekjet ndërkombëtare në luftë kundër kësaj dukurie përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Strategjia Shtetërore dhe Planin i Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2018-2022 përmban objektivat strategjik si më poshtë:
1. Parandalimi dhe luftimi i formave të krimit të organizuar – Përmes parandalimit dhe luftimit të krimit të organizuar synohet organizimi dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit të personelit të institucioneve përgjegjëse, si dhe opinionit në përgjithësi për pasojat që shkakton krimi i organizuar. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të luftuar të gjitha format e krimit të organizuar, duke përfshirë, por jo duke u kufizuar vetëm në: luftën kundër drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandimit me migrantë, armëve, derivate, alkoolit, vepra të artit, vepra të trashëgimisë kulturore etj.
2. Fuqizimi i mëtejmë i kapaciteteve në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.- Për ta luftuar me sukses krimin e organizuar është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të kenë kapacitetet e mjaftueshme njerëzore të aftësuara dhe të specializuara për luftë efikase kundër krimit të organizuar. Për shkak të kompleksitetit që ka krimi i organizuar, është shumë e rëndësishme që strukturat që merren me parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar të kenë mjetet teknike dhe teknologjinë bashkëkohore dhe të standardizuar. Gjithashtu, është shumë e nevojshme sigurimi i hapësirave të domosdoshme për punë për të gjitha institucionet përgjegjëse si dhe organizimi institucional në funksion të forcimit të kapaciteteve në luftë kundër krimit të organizuar.
3. Zhvillimi i bashkëpunimit dhe koordinimit në mes akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar – Për t’u luftuar me sukses krimi i organizuar, është e nevojshme që të ekzistojë bashkëpunimi dhe koordinimi brenda institucionit, midis sektorëve dhe niveleve të organizimit. Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional midis institucioneve është kusht për një punë më efikase në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, sidomos në procesin e shkëmbimit të informatave, shkëmbim të përvojave si dhe veprimeve apo operacioneve të përbashkëta. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të marrin pjesë aktive në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve.
Andaj, duke marrë për bazë rëndësinë e kësaj Strategjie në parandalimin dhe luftimin e krimit të Or