75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Zv.ministri Shkodra thotë se aksioni nuk është i drejtuar ndaj asnjë komuniteti, por ka qëllim luftimin e krimit

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Selami Shkodra ka thënë se aksioni i sotëm në Veri nuk është aksion ndaj asnjë komuniteti, por aksion që ka për qëllim luftimin e krimit e korrupsionit.

Sipas Shkodrës, të gjitha veprimet deri më tani janë kryer në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Aksion i sotëm vjen si rezultat i hetimeve të gjera, pasiqë zyrtar të institucioneve duke perfshirë edhe zyrtarë te policise janë te perfshirë në kontrabandë dhe korrupsion, si dhe ne keqperdorim te detyres zyrtare. I njejti aksion ka për qëllim luftimin e krimit, pa dallim dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë komuniteti, të gjitha veprimet policore deri me tani janë kryer në perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi, te gjitha pretendimet e tjera jane dashakeqe. Ju bëjmë thirrje qytetarve qe te bashkëpunojnë me organet e rendit, ne funksion te objektivave per nje shtet me te mire, ndersa pjestarve te policise pa dallim perkatesie etnike, ju kerkojm qe te jenë ne nivelin e detyres dhe ti subordinohen hiearakise” ka thënë Shkodra në reagim.