75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zv/ministrja e Mbrojtjes Kofrc: FSK, forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve

Zv/ministrja e Mbrojtjes, Sadika Kofrc  ka vizituar sot Istogun.

Me këtë rast ajo u prit nga stafi udhëheqës i KFT-së i kryesuar nga komandanti i saj, gjeneral brigade, Fadil Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj njoftoi lidhur me zhvillimet e përgjithshme aktuale të komandës dhe njësive vartëse të saj si dhe të arriturat e përgjithshme, transmeton Indeksonline.

Zv/ministrja shprehu zotimin se politikat ministrore janë dhe do të jenë në funksion të respektimit të plotë të të drejtave e të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve.

Postimi i plotë:

Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog, sot ishte për vizitë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Sadika Kofrc. Ajo u prit nga stafi udhëheqës i KFT-së i kryesuar nga komandanti i saj, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, i cili e njoftoi me zhvillimet e përgjithshme aktuale të komandës dhe njësive vartëse të saj si dhe të arriturat e gjithmbarshme. Prezentimi përkatës u pasua me demonstrimin praktik të shkathtësive taktike nga njësitet e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.Më pas, zëvendësministrja Kofrc, me delegacionin e saj, u takua me pjesëtarët dhe pjesëtaret e FSK-së nga radhët e komuniteteve jo shumicë të njësisë përkatëse. Nga ta ajo u njoftua me përshtypjet e tyre shumë të mira për sistemin organizativ dhe funksional të njësisë, preokupimet e tyre si dhe çështjet tjera me interes për ta. Zëvendësministrja Kofrc çmoi lart stafin komandues të KFT-së dhe angazhimin e pjesëtarëve nga komunitetet jo shumicë në të gjitha aktivitetet. Ajo, në emër të ministrit Quni, shprehu zotimin se politikat ministrore janë dhe do të jenë në funksion të respektim të plotë të të drejtave të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve duke e konfirmuar çdo herë se FSK është e të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, racore e fetare. Gjatë vizitës, zëvendësministrja Kofrc, shoqërohej nga shefja e zyrës për komunitete të Ministrisë së Mbrojtjes, Lejla Loci, këshilltari ushtarak i ministrit, kolonel Hamdi Pollomi, zyrtarja e lartë e kabinetit të ministrit, Martina Dedaj-Kqira dhe major Fadil Vojvoda.