75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zv/ministrja e Nismës i bën bashkë në zyre Thaçin e Limajn

Fotografia e presidentit të vendit, Hashim Thaçi parashihet të jetë e vendosur në çdo zyre institucionale të vendit.

Por është pikërisht zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valdete Dushica-Bajrami e cila ka vendosur që të bëjë diçka më të veçantë, e ti bëjë bashkë në një zyrë fotografinë e Thaçit e të liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

Dushica-Bajrami i ka dhënë një hapësirë pak më të mirë Limajt në vendosjen e fotografisë, e diku në qosh e ka vendosur atë të Thaçit, transmeton Indeksonline.

Thaçi dhe Limaj dikur njiheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë, por që më pas marrëdhëniet e tyre ndryshuan.

Por zv/ministrja Dushica-Bajrami vendosi që përkushtimin ndaj partisë dhe liderit të partisë ta shfaqë edhe më mirë (duke ia vendosur fotografinë në zyrë)./Indeksonline/