75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / G T

Zv.presidentja e Argjentinës në mbështetje të Enzo Fernandezit: I ka thënë të vërtetat, unë jam me të!

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez, është duke u akuzuar rëndë nga bashkëlojtarët e tij te Chelsea dhe gjithë Franca për një këngë të kënduar pas Copa America.

Enzo filloi të këndonte me shokët e ekipit një këngë që ishte kundër lojtarëve të Francës, shkruan Indeksonline

Zëvendëspresidentija e Argjentiëns, Victoria Villarruel, doli në mbështetje të lojtarit.

“Asnjë vend kolonialist nuk do të na frikësojë për një këngë futbolli apo për të thënë të vërtetat që ata nuk duan t’i pranojnë. Mos u shtirni, indinjatë, hipokritë. Enzo, unë jam me ju”, ka shkruar Villarruel

Kujtojmë që Enzon e kanë larguar nga rrjetet sociale shumë futbollistë, përfshi këtu edhe Armando Brojën./Indeksonline/