14:42 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / mp

Zveçan/Sulmohet vetura e policisë

Raportohet se është sulmuar vetura e policisë së Kosovës. Incidenti ka ndodhur në komunën e Zveçanit.

Vetura e policisë së Kosovës ka ardhur në mesin e të grumbulluarve në qendër të Zveçanit nga rruga anësore, më saktësisht nga drejtimi i shkollës fillore “Vuk Karaxhiq”, ku janë ankuar qytetarët dhe kanë thyer xhamin e automjetit, i cili më pas është kthyer mbrapsht, njofton gazetarja e IndeksOnline, Medina Shala nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/