Zveçan/ Policia gjen armë të fshehura në një gyp në pyll

Policia e Kosovës ka vijuar aksionin në veri të vendit, ku gjatë ditës gjeti mallra të dyshimta.
Aksioni u zhvendos nga Leposaviqi në Junakë të Zveçanit, aty ku policia gjeti armë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.


“…Rreth orës 15:00, Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë: një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat.
Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe ai për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat” deklaroi Elshani.
Sipas tij, ende nuk ka të arrestuar./IndeksOnline/