Zveçan: Tentativë vjedhjeje në shtëpinë e shëndetit, policia nis hetimet

Një tentativë vjedhjeje është raportuar në objektin e shtëpisë së shëndetit në Zveçan.
Sipas njoftimit të policisë, punëtori në shtëpinë e shëndetit ka njoftuar se një person i panjohur kishte depërtuar brenda në objektin e shtëpisë së shëndetit përmes dritares së bodrumit.
Ai ka raportuar se i dyshuari kishte përgatitur disa gjëra që t’i merrte me veti, por që nuk i ka marrë.
Rr. “Bube Mihajloviq”, Zveçan 07.10.2025 – 16:45. Më 08.10.2025 ankuesi punëtor në shtëpinë e shëndetit, ka njoftuar se një person i panjohur përmes dritares së bodrumit kishte depërtuar brenda në objektin e shtëpisë së shëndetit, kishte përgatitur disa gjëra që t’i merrte me veti, por që nuk i ka marrë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/