75 Mall Live Search
11:01 / E Diele, 12 Tetor 2025 / KV

Zveçani dhe Mitrovica e Veriut, prijnë me pjesëmarrjen në votime deri në ora 09:00

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.

Deri në ora 09: 00 prijnë Zveçani me 9.37 për qind dhe Mitrovica e Veriut me 9.21 për qind.