75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 24 Janar 2025 / G T

Zverev ndjen keqardhje për Gjokovikqin: Mos e vërshëlleni një lojtar kur lëndohet, ai i ka dhënë shumë këtij sporti

Novak Gjokoviq është eliminuar nga Grand Slami i “Australian Open” në gjysmëfinale nga Alexander Zverev.

Në fakt numri i shtatë i ATP-së u detyrua të ndërpresë ndeshjen shkaku i një lëndimi.Djokovic ndeju dhimbje në këmbën e tij dhe kështu u largua nga fusha qysh në setin e parë, shkruan Indeksonline

Tenisti serb i befasua edhe nga tifozët, të cilët e vërshëllyen gjatë gjithë kohës sa ishte duke u larguar.

Kundërshtari i tij gjerman, Zverev ishte tejet i zhgënjyer kur dëgjoi tifozët duke vërshëllyer Novakin.

“Mos e vërshëlleni një lojtar kur largohet i lënduar. Novak Gjokoviq është dikush që i ka dhënë për 20 vjet këtij sporti gjithçka në jetë”, u shpreh Zverev pas ndeshjes

Kujtojmë se tani Zverev është kualifikuar në finalen e madhe të këtij Grand Slamit të parë për vitin 2025. Ai tani pret fituesin e duelit, Sinner dhe Shelton për ta mësuar kundërshtarin./Indeksonline/