75 Mall Live Search
07:40 / E Martë, 04 Qershor 2024 / AR

Zverevi e fiton pesë-setëshin ndaj Runes

Alexander Zverev ka kaluar në çerekfinale të Roland Garrosit pasi e ka mundur Holger Runen, 3:2 në sete.

Gjermani e humbi setin e parë 4:6, ndërkaq barazoi rezultatin pasi mori të dytin, 6:1.

Rune riktheu avantazhin pasi fitoi në setin e tretë, 5:7, mirëpo numri katër në botë i fitoi dy setet e fundit, 7”6 dhe 6:2 për të kaluar në çerekfinale.

Atje do të ketë punë me australianin Alex De Minaur.