15:03 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / C E

Zvezdën e Beogradit e “godet” koronavirusi, pritet numër masiv i rasteve pozitive!

Pesë futbollistë të Zvezdës së Beogradit kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Ata u testuan pas ndeshjes së fundit të shtunën, ku edhe fituan titullin kampion të Serbisë.

Por frika tashmë është edhe më e madhe, pasi të infektuarit kishin festuar me 18.000 tifoz në qytetin e Beogradit.

Tashmë pritet të ketë testime masive të atyre që ishin prezent në festë.

Ky mund të jetë titulli më i hidhur në histori të Zvezdës. /IndeksOnline/