75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Zvicër, 100 franga dënim nëse je vetë i gjashti

Zvicra ka ashpërsuar më tej masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Të premten është mbajtur një konferencë për media në Bernë, ku janë mbledhur tre nga ministrat e Qeverisë Federale: Guy Parmlin, ministër i ekonomisë, Alain Berset, Ministër i Brendshëm (ku hyn dhe resori i shëndetësisë) dhe Ueli Maurer, ministër i financave.

Njoftimi i parë i dhënë në këtë konferencë është se Këshilli Federal shpall të ndaluara të gjitha grupimet me më shumë se 5 persona. Ata që e shkelin këtë rregull, dënohen me gjobë, 100 franga për secilin.

Më tutje, Këshilli Federal urdhëron kantonet që në shitoret ushqimore dhe në bizneset tjera (edhe në kantiere ndërtimi) të sigurojnë respektimin e rregullave higjenike. Ato shitore dhe biznese që nuk u përmbajen rregullave në fjalë, do të mbyllen. /IndeksOnline/