12:35 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Zvicër: Fiton lotarinë, por s’paraqitet

Dikush ëndërron të fitojë, por ka edhe të atillë që edhe kur fitojnë lotarinë, nuk praqiten. Një rast i tillë ndodhi në Zvicër.

Dikush ka humbur një fitim të lotarisë prej një milion frangash.

Një biletë fituese u ble në Muri në kantonin Bernë më 25 prill, pak para orës 17:00. Pronari i biletës nuk u paraqit asnjëherë dhe tani koha ka skaduar, shkruajnë mediat zvicerane.

Paratë do të shkojnë në fondin e përgjithshëm për qëllime të mira.

Vitin e kaluar më shumë se 13 milionë franga ishin të pakërkuara, por kjo është kryesisht për fitime të vogla, për të cilat njerëzit nuk u shqetësuan.