75 Mall Live Search
08:16 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / A. M.

Zvicër – Kosovë, ndeshja do të gjykohet nga gjyqtarët francezë

Pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarët francezë. Ruddy Buquet do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ai do të ndihmohet nga asistentët Benjamin Pages dhe Mehdi Rahmouni.

Zvicerani Stefan Horisberger do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet nga ora 18:00.