18:20 / E Diele, 05 Korrik 2020

Zvicër/ Një i infektuar me COVID-19 shkoi në klub nate, rrezikon 10 vite burgim!

Mjeku kantonal Solothurn dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person i infektuar me COVID-19 theu rregullin e karantinës, duke shkuar në festë, në një klub nate.

Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin e shëndetësisë, tha për 20min.ch se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”. Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik. Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të  përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza, përcjell albinfo.ch.

Faller thotë se kërcënimi i dënimit për “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim.

Mos i humb