Zvicër, një njeri fatlum fiton 30 milionë franga në loto
Për një fatlum Krishtlindjet erdhën pesë ditë më herët. Ai ka fituar në lotarinë zvicerane Sëiss Lotto. Pothuajse 30 milionë franga janë duke e pritur personin në fjalë.
Jackpot i Sëiss Lotto është qëlluar, me të gjithë numrat e saktë, duke përfshirë edhe numrin me fat.
7, 14, 22, 26, 33 dhe 37, si dhe numri me fat 5 që ishin tërhequr natën e së mërkurës në Zvicër. Kjo është shuma e saktë që është fituar: 29’228’346.55 franga, siç njoftoi Sëisslotto, përcjell albinfo.ch. Fituesi vjen nga rajoni i Zvicrës gjermane apo Ticino.