15:47 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Zvicër: Pak të huaj migruan, ata që janë nuk po largohen

Në tremujorin e parë të vitit 2019, më pak të huaj emigruan në Zvicër duke e  krahasuar këtë numër me vitin e kaluar. Numri i shtetasve të BE-së dhe EFTA-s në veçanti, ka rënë.

Por meqë pak njerëz nga ky grup janë larguar nga Zvicra, migrimi neto është rritur me 3.5%, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), përcjell albinfo.ch.

Në total, 33.580 njerëz nga vendet e BE-së dhe EFTA-s emigruan në Zvicër për punë, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, kjo është një rënie prej 1.5 përqind.

Mbi 9500 persona emigruan në Zvicër për t’u bashkuar me anëtarët e familjes, që është 6.6% më pak se në tremujorin e parë të vitit 2018. 20.6% e këtyre njerëzve ishin anëtarë të familjes së shtetasve zviceranë. Vitin e kaluar, italianët përbënin popullatën më të madhe të huaj, përcjell albinfo.ch.

Nga raportet e fundit në  Zvicër jetojnë 2’090’669 të huaj, nga të cilët 1,429,482 janë shtetas të BE-së ose EFTA-s dhe 661,187 shtetas nga vende të tjera. /Indeksonline/