75 Mall Live Search
14:25 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Zvicër: Pas një videoje të publikuar, humbet punën

Një shofer kamioni në kantonin Graubünden ka humbur punën e tij pas një videoje të postuar në rrjetet sociale. Ai kur po kalonte ca çiklistë po fliste me një gjuhë banale.

Ai ishte i zemëruar dhe besonte se çiklistët po bllokonin rrugën. 

Videoja tregoi atë duke fyer çiklistët.

Shoferi u identifikua shpejtë si dhe kompania e transportit për të cilin punonte.

Shoferi është shkarkuar dhe personi që ka postuar këtë video thotë se shpreson se kjo video është mesazh për të gjithë shoferët që duhet të jenë më të respektueshëm.