75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zvicër: Roche premton test që zbulon virusin për 15 minuta

Të martën, gjigandi farmaceutik zviceran “Roche” ka njoftuar se në fund të shtatorit  do të nisë një provë për një test koronavirusi që tregon rezultatet brenda 15 minutave, shkruan thelocal.

Ata thanë se testi identifikon virusin SARS-CoV-2 që ka shkaktuar pandemi globale dhe i cili  deri më tani ka vrarë më shumë se 851,000 njerëz në të gjithë botën.

Ky test, së pari do të jetë në dispozicion që e njohin markën CE, por gjithashtu do të kërkojnë miratimin edhe nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

“Në fillim, do të ketë 40 milion teste të shpejta, në muaj” kapacitet ky i cili deri në fund të vitit do të dyfishohet, thuhet ndër të tjera në deklatatën e kësaj kompanie, përcjellë albinfo.ch.

“Në nisje, do të ketë 40 milion Teste të Shpejta SARS-CoV-2, në muaj”, një kapacitet që do të dyfishohej deri në fund të vitit, tha deklarata e kompanisë.

Roche do të lançojë dhe shpërndajë produktin në partneritet me kompaninë bioteknologjike SD Biosensor Inc.