17:09 / E Martë, 02 Qershor 2020

Zvicër: Vetëm 3 infeksione të reja brenda ditës

Dita e sotme ka sjellë edhe rekordin tjetër të radhës: Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar gjithsej tre (3) infeksione të reja me virusin e koronës. Këtë e tregojnë shifrat e reja nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG) të publikuara të martën.

Por, këtë shifër duhet marrë me rezervë pasi që shumë kantone nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre gjatë ditëve të festës së Rrëshajëve, shkruan albinfo.ch.

Të hënën, siç kemi shkruar, ka pasur nëntë raste të reja të infeksionit. Numri i atyre që deri më tani kanë vdekur nga sëmundja Covid 19 mbetet i pandryshuar, pasi që nuk ka pasur vdekje të reja, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG ai është 1657.

Ndërkaq sipas worldometters.info dhe agjencisë Keystone-SDA, janë 1920 të  vdekur, 30874 të infektuar deri më tani dhe 28.500 të shëruar.

Mos i humb