12:41 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sondazhi: Zviceranët ndjehen të kërcënuar nga të huajt

Më shumë se një në tre zviceranë ndjehet i kërcënuar rreth njerëzve që perceptohen të jenë “të ndryshëm”, për shkak të kombësisë, fesë, ngjyrës së lëkurës apo faktorëve të tjerë, thuhet në sondazhin më të ri të qeverisë.

Sondazhi i publikuar të martën vlerësoi se si bashkëjetojnë njerëzit në një vend ku prej 8.4 milionë banorësh, një e katërta e tyre janë të huaj, transmeton AktivPress

Tridhjetë e gjashtë për qind thanë se ndihen të shqetësuar në praninë e njerëzve që flasin një gjuhë  tjetër, apo nga ata njerëz që sapo janë zhvendosur në Zvicër.

Gjashtëmbëdhjetë për qind e të anketuarve shkuan më tej duke thënë se ndiheshin të kërcënuar nga të huajt.

Përkundër kësaj, shumica ishin pro dhënies të më shumë drejta shtetasve të huaj dhe 56 përqind besonin se integrimi i emigrantëve është duke funksionuar mirë./AktivPress