18:43 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zvicerani i zhdukur gjendet i rrahur brutalisht në Beograd

Një person i sëmurë psikik nga Zvicra pasi kishte ikur nga një spital më 21 shtator ishte shpallur i humbur. Ndërkohë Thomasi 22 vjeçar nga Yverdon-i (Vaud) i sëmurë nga shizofrenia ai është gjetur në Serbi, ku rezulton të jetë rrahur.

Nëna e tij tregon për 20 minuten se pasi që Thomasi është gjetur të premten e kaluar në Beograd, ajo ka marrë aeroplanin e parë për të shkuar atje.

Të birin e kishte gjetur në gjendje kritike, transmeton albinfo.ch. “I shtrirë, me disa thyerje në kafkë dhe me lëndime të tjera, në stacionin intensiv të spitalit”, tregon ajo.

Thomasi është rrahur në rrugë, në mënyrë brutale. “Por falë zotit ai është gjallë”, thotë e ëma.

Por i riu i sëmurë dhe i rrahur nuk është në gjendje të kujtojë se si ka arritur të shkonte në Beograd dhe asgjë tjetër.

Hera e fundit që është parë ai në Zvicër ka qenë më 21 shtator kur kontrollori i trenit e kakapur pa biletë në  linjën Cyrih-St. Gallen. Nga ai çast nuk është ditur asgjë më për të deri në momentin kur është gjetur i rrahur në Beograd.