Zviceranja me mbiemër shqiptar u shpall kampion bote: Nuk është dita më e mirë në jetë

Për herë të parë në karrierë, skitarja Lara Gut Behrami fitoi medalje të artë.
Gruaja e Valon Behramit u bë kampion bote në disiplinën sllallom i madh.
Edhe pse ky ishte suksesi më i madh në karrierë, 34 vjeçarja nuk u nda shumë e kënaqur me rezultatin, transmeton Indeksonline.
“Kjo nuk është dita më e mirë në jetën time. Unë gjithashtu më në fund e di se sa vlej dhe nuk është se nëse fiton një medalje të artë karriera jote vlen diçka dhe nëse nuk je duke fituar nuk ke vlerë asgjë” deklaroi Gut Behrami.
/Indeksonline/