Zvicërr: Shpërthim në një qendër për ski ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të nisjes së vitit 2026 në Zvicër, aty ku po zhvilloheshim festimet e vitit të ri.
Shpërthimi ka ndodhur në një bar në një qendër për ski.
Policia thotë se disa persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi, që më pas solli edhe zjarr.
Persona të plagosur kanë mbetur, por ende nuk dihet një numër i saktë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30, në një bar të quajtur Le Constellation.
Shkaku i ngjarjes ende nuk dihet.
Crans-Montana është një qytet luksoz resorti skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, afërsisht dy orë larg kryeqytetit zviceran të Bernës.

