75 Mall Live Search
15:51 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zvicra afër të bëj të vetin kosovarin që po mahnitë të gjithë me gola

Andi Zeqiri është emri që po tundon futbollin zvicërian kohëve të fundit. Supertalenti kosovar ka shënuar dy gola dje për U-21shat e Zvicrës ndaj përfaqësueses së fortë franceze.

Forma e tij te Zvicra dhe te skuadra e Laussane ka bërë që “Helvetët” të bëjnë 100% për vete kosovarin e talentuar, shkruan Indeksonline.

Raportohet se përfaqësuesja A e Zvicrës do ta ftojë Zeqirin në ndeshjen e radhës për t’i mundësuar debutimin, që do të ishte goditja e madhe për Kosovën.

FFK ka provuar muajve të fundit për ta bindur Zeqirin, por që deri më tani nuk ka patur rezultate.

Zeqiri më parë ishte pjesë edhe i Juventusit të famshëm. /Indeksonline/