Zvicra e ‘blindon’ Andi Zeqirin

Andi Zeqiri duket se është përkushtuar pas kombëtares U21 të Zvicrës.
Sulmuesi kosovar luajti në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Francës, të cilën ‘helvetikët’ e humbën 3-1.
Kjo bëri që Zvicra të humb lidershipin, por gjasat për kualifikim në kampionatin evropian ende egzistojnë, edhe pse cikli i rregullt kualifikues ka përfunduar.
Vitin e ardhshëm ‘shpresat’ e Zvicrës do të luajnë ndeshje të playoffit. Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Zeqiri është marrë vesh me Federatën Zvicerane që të luajë për Zvicrën edhe në vitin 2021.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi kishte deklaruar që Zeqiri do të reprezentues i Kosovës qysh në tetorin e këtij viti, por ky premtim nuk u realizua.
/Indeksonline/