Zvicra e dhjeta ndër vendet më të mira për biznes
Forbes ka listuar vendet më të mira për biznes, e listës së këtij viti nuk i ka munguar as Zvicra.
Vendi alpin është renditur i dhjeti në këtë listë, duke lënë prapa vetes shtetet si Gjermania, Finlanda, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara, Spanja etj.
Përndryshe, Zvicra njihet si vend me ekonomi të fuqishme dhe nivel të ulët të papunësisë.
Nga lista e Forbes, albinfo.ch ka përzgjedhur dhjetë vendet që cilësohen si më të mirat për biznes:
1. Mbretëria e Bashkuar
2. Suedia
3. Hong-Kong
4. Holanda
5. Zelanda e Re
6. Kanadaja
7. Danimarka
8. Singapori
9. Australia
10. Zvicra