75 Mall Live Search
12:58 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / OSH

Zvicra gjen pasuesin e Petkovic, emëron Murat Yakin!

Zvicra e shqiptarëve gjen pasuesin e Vladimir Petkovic. Do të jetë ish-qëndërmbrojtësi Murat Yakin njeriu që do të drejtojë Xhakën e Shaqirin me shokë në eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022 në përfaqësuesen helvete. Federata Zvicerane e Futbollit ka zyrtarizuar trajnerin e ri të Zvicrës duke zgjedhur një ish-lojtar si Murat Yakin. 46-vjeçari ka firmosur deri në fund të eliminatoreve Katar 2022 me opsion rinovimi nëse gjerat shkojnë mirë. Për të marrë drejtimin e Zvicrës pas largimit të Petkovic i cili zgjodhi ta vazhdojë karrierën te Bordeaux në kampionatin francez, u përmend edhe trajneri aktual i Kosovës Bernard Challandes. Yakin që nga qershori i 2019-ës ishte trajner i Schaffhausen në kategorinë e dytë zvicerane dhe iu desh të linte këtë post për të marrë drejtimin e përfaqësueses helvete.

Me Zvicrën si futbollist 46-vjeçari me origjinë turke është aktivizuar në 49 takime duke shënuar dhe 4 gola. Ndërkohë në karrierën e deritanishme si trajner ai ka drejtuar edhe si Thun, Luzern, Basel, Spartak Moskë, Schaffhausen, Grasshoppers e Sion. Përsa i përket eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, Zvicra bën pjesë në grupin C sëbashku me Italinë, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë dhe në dy ndeshjet e para ka arritur të marrë dy fitore. Debutimin në stolin e përfaqësueses helvete Murat Yakin do ta bëjë në 5 shtator në në supersfidën ndaj Italisë që do të zhvillohet në St Jakob Park të Baselit.