75 Mall Live Search
22:45 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Zvicra ‘humb biletën’ për EURO 2024, Izraeli merr një pikë në fund të ndeshjes

Zvicra është ndalur nga Izraeli, në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian EURO 2024.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Pancho Arena”, në Felcsút të Hungarisë, rezultati përfundimtar ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Kombëtarja helvetike kishte epërsinë që nga pjesa e parë, kur Ruben Vargas shënoi golin e epërsisë në minutën e 36-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Izraeli arriti ta barazoj rezultatin disa minuta pa përfunduar ndeshja, me golin e Shon Weissman, në minuutën e 88-të.

Pas kësaj ndeshje, Zvicra është lidere e Grupit I, me 16 pikë në tetë ndeshje, aq sa ka edhe Rumanona.

Izraeli në anën tjetër renditet në vendin e tretë me 12 pikë, dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian.

Zvicrra në ndeshjen e ardhshme luan në shtëpi ndaj Kosovës, ndërsa Izraeli është nikoqire e Rumanisë./IndeksOnline/