10:32 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Zvicra lanson kartat e reja të identitetit, e pamundur të falsifikohen

Pas pasaportës së re zvicerane , më 3 mars do të ketë edhe një kartë identiteti të re zvicerane, siç shkroi Zyra e Policisë Federale në një deklaratë për shtyp të hënën. Tarifat për letërnjoftimin e ri mbeten të njëjta. Të gjitha kartat e identitetit të lëshuara më parë mbeten të vlefshme.

Ashtu si pasaporta e re që u prezantua katër muaj më parë, letërnjoftimi zviceran është përditësuar duke përdorur teknologjinë më të fundit të sigurisë. Disa elementë sigurie përmbahen në material, të tjerët krijohen gjatë prodhimit të kartës ose kur karta është e personalizuar.

Për herë të parë në historinë e kartave të identitetit zviceran, karta e re e identitetit zviceran dhe pasaporta e re formojnë një familje të kartave të identitetit me një dizajn uniform, shkruan Fedpol. /IndeksOnline/