75 Mall Live Search
20:19 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zvicra mposhtet nga Danimarka, rrezikon seriozisht kualifikimin

Danimarka ka shënuar fitore në fund të takimit ndaj Zvicrës duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Përderisa Zvicra e dominoi ndeshjen me posedim t topit dhe goditje brenda kuadratit të portës, Danimarka arriti ta gjejë rrjetën e portës, gjë të cilën Zvicra s’e bëri përkundër rasteve të mira.

Granit Xhaka i shkoi shumë pranë golit për helvetikët në pjesën e parë të ndeshjes, duke goditur nga jashtë zonës së portierit, mirëpo Kasper Schmeichel iu përgjigj asaj supergoditjeje me një superpritje për t’ia mohuar golin mesfushorit të Arsenalit.

Raste për të shënuar gol pati edhe Danimarka, të cilët e shfrytëzuan njërin prej tyre në minutën e 84-të të ndeshjes, kur Christian Eriksen e asistoi golin e shënuar nga Poulsen.

Pas kësaj fitoreje në stadiumin “Telia Parken”, Danimarka e kryeson Grupin D, me 12 pikë të fituara nga gjashtë ndeshjet e para, po aq sa Irlanda, ndërsa Zvicra radhitet e treta, me tetë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Të martën, Zvicra do ta zhvillojë ndeshjen tjetër në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, kundër Irlandës, ndërsa Danimarka do ta zhvillojë po atë natë një miqësore me Luksemburgun./Indeksonline/