Zvicra në krizën më të madhe ekonomike, gjysma e popullatës më shumë po shpenzojnë se sa që po fitojnë!

Zvicranët janë goditur rëndë financiarisht nga pandemia. Për shkak të kostos së lartë të jetesës, në portofolin e banorëve në Zvicër kanë mbetur pak para në fund të muajit.
Rreth gjysma e zviceranëve aktualisht shpenzojnë më shumë para sesa fitojnë. Kjo çon në frikë ekzistenciale në popullatë, shkruan Indeksonline.
Kur bëhet fjalë për mirëqenien financiare të konsumatorëve , Zvicra ka rënë nga vendi i 4 në vendin e 15, siç tregon Raporti Evropian i Pagesës së Konsumatorit.

“Më shumë se çdo i dyti qytetar zviceran ka më pak se 20 përqind të të ardhurave të tij pasi ka paguar të gjitha faturat e familjes në fund të muajit,” thotë Thomas Hutter nga Intrum.

42 përqind e konsumatorëve paguan faturat e tyre me vonesë, gjë e cila nuk iu kishte ndodhur pothuajse kurrë.
Çdo i treti zvicëran thuhet se është në presion dhe stres për shkak se kuleta e tyre po zbrazet dhe po detyrohen të prekin kursimet e tyre./Indeksonline/